Lojtarët e Dritës rezultojnë negativë në testin për Covid-19

06 gusht 2020 | 23:25

Skuadra kampione e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani ka njoftuar se të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativë në testin për Covid-19.

Drita të shtunën do të zhvillon ndeshjen e parë ë fazën parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.

“Njoftojmë opinionin që të gjithë personat e ritestuar kanë rezultuar negativ. Nesër do të udhëtojmë të gjithë se bashku me të fortë se kurrë! Faleminderit Institutit të Shëndetit Publike për bashkëpunimin dhe gatishmërinë”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Dritës.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përderisa numri i rasteve të reja me Covid-19 vazhdon të…