
Lokali ku ndodhi vrasja në Skenderaj ishte lokal i natës
10 gusht 2023
| 13:31
Lokali në të cilin ka ndodhur vrasja në Runik të Skenderajt ishte lokal i natës.
Sipas një dëshmitari i cili ishte në lokal kur ndodhi ngjarja, ky lokal shërbente vetëm gjatë orarit të natës.
Lokali është rrethuar me shirita të Policisë së Kosovës pasi në orët e para të mëngjesit të së enjtes është vrarë një qytetar dhe janë plagosur tre të tjerë, nga të shtënat me armë zjarri që dyshohet se u bën nga dy persona të maskuar.