Lola Kaltrina lansoi këngën “Piktura”

23 shkurt 2018 | 16:00

Lola Kaltrina është muzikantja e re, e cila dita-ditës është duke avancuar si në aspektin muzikor ashtu edhe në atë shkollor dhe sportiv. Ajo së fundi ka lansuar këngën “Piktura”.

Lola Kaltrina u lind më 21.05.2010 në qytetin e Pejës. Rrjedh nga një familje akademike dhe muzikante.  Ajo vijon mësimet në klasën e dytë në shkollën “Hysni Zajmi” në Vrellë. Është nxënëse e shembullore dhe  flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjermane.

Lola është pjesëmarrëse e festivalit “Lyra Fest” në Gjakovë.

Ajo vitin e kaluar mori çmimin e dytë në këtë festival. Lola është aktive edhe në sport.

Ajo është  basketbolliste e KF Istogut.

Pasion ka këndimin, vallëzimin, pianon, e sidomos librat për fëmijë në gjuhën gjermane.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Konferencën e ministrave…