Londrimi fton Gjestin të rikthehet në shtëpi për një vizitë 24-orësh
Banori i Big Brother VIP Kosova, Londrimi, ka bërë një thirrje publike dhe mjaft emocionale për ish-banorin e këtij edicioni, këngëtarin Gjesti, duke i kërkuar që të rikthehet në shtëpi, të paktën për një vizitë 24-orëshe nëse ata arrijnë deri në finale.
Në një mesazh të drejtpërdrejtë para kamerave, ai iu drejtua Gjestit me fjalë të sinqerta:
“Gjesti, ky mesazh është për ty. Nëse je duke e parë këtë dhe nëse ne shkojmë në finale, dëshira ime më e madhe është që të vijsh për 24 orë dhe t’i kalosh me ne në këtë shtëpi”.
Londrimi e pranoi se rikthimi në ambientin e shtëpisë mund të mos jetë i lehtë për ish-banorin, duke qenë se eksperienca brenda saj shpesh shoqërohet me emocione të forta dhe sfida psikologjike. Megjithatë, ai e përcolli mesazhin me nota humori dhe dashamirësie:
“E di që do të duhet t’i përjetosh sërish disa trauma, por edhe ne jemi duke vuajtur njëjtë. Kështu që të lutem eja – të duam shumë”.
Kjo thirrje ka ngjallur reagime mes banorëve dhe publikut, duke shtuar kureshtjen nëse Gjesti do ta pranojë ftesën për një rikthim simbolik në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)



