Lopez Obrador emërohet president i Meksikës

02 dhjetor 2018 | 14:21

Veterani majtist, Andres Manuel Lopez Obrador është emëruar president i Meksikës të shtunën në kohën kur vendi po përballet me korrupsion, varfëri dhe grupe të dhunshme.

Gjashtëdhjetepesë vjeçari ka bërë betimin në zyrën e Kongresit, duke premtuar se do të bëjë ndryshime radikale në Meksikë për të përmbysur, sic i ka quajtur ai, dekadat e qeverive neo-liberale katastrofike.

“Qeveria nuk do të shërbejë më ndaj një pakice të shfrenuar”, ka thënë presidenti Obrador.

Një sfidë e madhe me të cilën do të përballet presidenti i ri është menaxhimi i marrëdhënieve mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara, pas deklaratave të shumta të presidentit Donald Trump kundër emigrantëve meksikanë në kufirin me SHBA-në.

Lopez Obrador ka përsëritur qëndrimin se do të bashkëpunojë me presidentin Trump dhe presidentin kanadez Justin Trudeau për këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani majtist, Andres Manuel Lopez Obrador është emëruar president i…