Lopezi fiton titujt WBA dhe WBO

18 tetor 2020 | 13:24

Teomo Lopez Jr. ka marrë një fitore befasuese me vendim unanim kundër Vasiliy Lomachenko duke marrë titujt WBA, WBC dhe WBO të peshave të lehta dhe duke ia shtuar titullit të tij IBF të shtunën në mbrëmje.

Vendimi i gjyqtarëve në MGM Grand në Las Vegas ka qenë 116-112, 119-109 dhe 117-111 të gjithë në favor të 23-vjeçarit Lopez, i cili është bërë boksieri më i ri me katër tituj në historinë e boksit. Lopez (16-0, 12 KO) ka shtangur botën e boksit pa pasur nevojë për të përdorur një fuqi të madhe. Ai ka lënë në hije Lomachenkon (14-2 10 KO) i cili është paraqitur në këtë ndeshje si boksieri më i mirë në qarkullim.

Ukrainasi është zgjuar vonë dhe Lopez ka pasur një shpërthim në raundin e 12-të për të siguruar fitoren. Ai ka sulmuar Loman në trup, siç ka bërë për pjesën e parë të ndeshjes, dhe e ka dëmtuar Lomachenkon me një të djathtë të fortë. (Telesport)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbajë…