Lotaria e të vaksinuarve, një grua në Ohio fiton 1 milion dollarë

27 maj 2021 | 21:31

Abbigail Bugenske është fituesja e parë e lotarisë së personave të vaksinuar që ka nisur të aplikohet në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të inkurajuar banorët për të marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Nga sa raportojnë mediat, ajo ka fituar plot 1 milionë dollarë. Kjo lotari do të mbahet çdo të mërkurë për 3 javët e ardhshme si pjesë e fushatës Vax-a-Million.

Gjithashtu, një 14 vjeçari iu ofrua një bursë studimi që do të mbulojë taksat për 4 vjet në kolegj. Deri tani në lotari kanë marrë pjesë 2.7 milionë të rritur dhe mbi 100 mijë të rinj janë regjistruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Bashkimi Evropian…