Lowi, gati ta rikthejë në kombëtare heroin e 2014-s

09 nëntor 2020 | 22:26

Sulmuesi i PSV-së, Mario Gotze, mund të rikthehet sërish në Kombëtaren e Gjermanisë.

Ka qenë vetë tekniku Joachim Low që ka konfirmuar lajmin që ka entuziazmuar shumë tifozë. 28-vjeçari duket sikur ka rilindur në Holandë dhe falë paraqitjeve të mira që ka bërë, ai mund të fitojë sërish një vend te Gjermania.

“Kam qenë në kontakt me Marion javët e fundit dhe ai më ka mbajtur të informuar mbi situatën e tij. Duket se është shumë në formë dhe i freskët, kjo është më se e dukshme. Do ta kemi gjithmonë vëmendjen te Goetze, kjo është e sigurt”, ka deklaruar tekniku gjerman.

“Sipas këndvështrimit tim, ai ka bërë zgjedhjen e duhur që u largua nga Dortmundi. I duhej një aventurë e re larg Bundesligës. Jam shumë i lumtur për të që e ka nisur kaq mirë sezonin me Eindhovenin. Kjo ishte e papritur”, ka shtuar Low. Kujtojmë që heroi i Gjermanisë në Botërorin e 2014-s ka luajtur deri më tani gjashtë ndeshje me PSV-në, ku ka shënuar edhe tri gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vajzë është sulmuar nga pesë qentë endacakë sot në…