Një vajzë sulmohet nga pesë qenë endacakë në Prishtinë

09 nëntor 2020 | 22:24

Një vajzë është sulmuar nga pesë qentë endacakë sot në Prishtinë.

Ngjarjen e ka treguar vëllai i viktimës në faqen “Network Prishtina”.

Njoftimi i plotë:

Përshëndetje NP,

Motra ime edhe pse është shumë e dashur ndaj qenve po edhe ka qenë në shtëpi si dhe shumicën e ditëve i ushqen duke shkuar në punë është sulmuar në qendër të qytetit nga 5 qenë më saktesisht tek Katedralja në mes të ditës.

Deri kur më kështu do të vazhdojmë ?

Po të ishte ndonjë femijë apo ndonjë grua shtatzënë në ato momente çfarë do të ndodhte?

Këto ngjarje të fundit duhet ti marrim me seriozitet me të madh!!

Para kësaj ngjarje ishin edhe shumë fëmijë të tjerë të sulmuar.

Kësaj radhe ishte motra ime, po herën tjetër fëmija, motra, gruaja e kujt do të jetë? .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së…