LRGEJL uron formimin e Qeverisë  dhe rritjen e përfaqësimit të grave në qeverisje

09 shkurt 2020 | 23:22

Lobi Rajonal i Grave për Paqe, Siguri dhe Drejtësi në Evropën Juglindore (LRGEJL), ka uruar formimin e Qeverisë së re në Republikën e Kosovës si dhe rritjen e përfaqësimit të grave në këtë qeverisje.

LRGEJL beson që gratë si model me fuqi të lartë për ndryshime kanë të drejtë të plotë përfaqësimi në institucione dhe nivele të larta të vendimmarrjes. “LRGEJL konsideron që kontribut në proceset pozitive transformuese të një shoqërie është pikërisht pjesëmarrja e rritur e grave në pozita vendim-marrëse. Një demokraci gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrje e barabarte e grave dhe burrave në qeverisje është element vendimtar për zhvillimin dhe funksionimin e një shoqërie të shëndoshë e demokratike. Lobi pret që ndryshimet të bëhen në drejtim të një Kosove të zhvilluar demokratike dhe euroatlantike e cila do të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe forcojë pozicionin ndërkombëtarë të shtetit të Kosovës. Duke mirënjohur parimet dhe vlerat që gratë mbrojnë, si dhe përparimet e tyre në fushën e barazisë gjinore, Lobi Rajonal i Grave fton të gjithë qytetarët që në vazhdimësi të përkrahin dhe punojnë shumë në shtimin e numrit të grave në udheheqje, sepse gratë kanë aftësi të dëshmuara dhe janë të devotshme për të çuar përpara interesat e qytetarëve dhe të vendit në përgjithësi”, është thënë në njoftimin LRGEJL

Sipas këtij njoftimi, LRGEJL mbetët e përkushtuar që të mbështes fuqimisht gratë dhe vazhdimisht avokon për bashkëpunim mes grave për barazi gjinore në rajon dhe bote si dhe fuqizimin e grave në qeverisje demokratike dhe proceset e ndërtimit të paqes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Porsche” do të prezantojë premierën e modeleve “911 Turbo” dhe…