“Porsche 911 Turbo” në fazën e fundit të testimit

09 shkurt 23:14

“Porsche” do të prezantojë premierën e modeleve “911 Turbo” dhe “911 Turbo S” në panairin e ardhshëm të veturave në Gjenevë.

Pas kamuflimit të plotë të prototipave të parë të modelit “Porsche 911 Turbo”, të parë në fillim të vitit 2018, lentet e kamerës së fundmi kanë kapur një prototip testues të Porsche 911 më të fuqishëm nga Seria 992, e cila do të paraqitet para audiencës në Gjenevë nga data 5 deri më 15 mars, transmeton “KP”.

Tashmë dihet se “Porsche 911 Turbo”,  i ri do të ketë një motor të ri 6.8 litra me 6 cilindra që prodhojnë mbi 650 kuaj fuqi.

Potenciali i motorit do të jetë i mjaftueshëm që “992 Turbo S” të arrijë 100 km në orë për më pak se tre sekonda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi ka arritur të bëjë përmbysje të madhe për të…