LSI-ja dhe PD-ja paralajmërojnë protestë

17 dhjetor 2017 | 00:09

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) do të protestojë të hënën bashkë me Partinë Demokratike (PD).

Qëllimi i kësaj proteste të përbashkët është për të kundërshtuar zgjedhjen e një prej kandidatëve për kryeprokuror të përkohshëm që të hënën do të kalojnë në Kuvend.

Përmes një statusi në llogarinë e saj në “Facebook”, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë thirrje për të protestua, në mënyrë që siç ka thënë ajo t’i largojnë banditët nga pushteti.

Reagimi i Kryemadhit:

Në këtë vend nuk ka më drejtësi!

Edi Rama vendosi duart e tij të përgjakura me krim, edhe tek i vetmi institucion që nuk e kishte nën kontroll. Kapja e prokurorisë nga krimi dhe banditët e pushtetit shënon fundin e shtetit dhe demokracisë.

Kjo është dita më e errët në historinë e demokracisë shqiptare!

Kurrë më parë pushtetet nuk kanë qenë në duart e një njeriu të vetëm, të një pushteti bandit që drejtohet nga kryetrafikanti i drogës, shefi i drejtpërdrejtë i Saimir Tahirit dhe policëve të inkriminuar, që me përpjekjen e fundit po dëshmon frikën për t’i shpëtuar drejtësisë.

Sot më shumë se kurrë është detyrë e jona, e politikës së papërlyer me krimin, e qytetarëve që ende besojnë te vlerat e demokracisë të rrëzojmë nga pushteti këtë klikë kriminale.

Të protestojmë për të larguar banditët nga pushteti.

Revolta e protestës qytetare është arma që mund të rrëzojë nga karriget banditët e veshur me pushtet.

Asgjë dhe askush nuk mund ta ndalë këtë revoltë. As paratë e krimit, as pazaret dhe kulisat nuk e shpëtojnë dot më Edi Ramën nga fundi i paralajmëruar që do t’i vijë nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora…