LSI-së i pranohet ankesa, do të hapen 24 kuti votimi në Qarkun e Beratit

17 maj 2021 | 11:53

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është duke shqyrtuar materialet zgjedhore të Qarkut të Beratit.

KAS ka pranuar kërkesën ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka kërkuar rinumërim të votave në Qarkun e Beratit me argumentin se janë konstatuar shkelje, duke pretenduar se ka më shumë fletëvotimi se votues dhe se në disa prej tyre mungon dhe regjistri.

Në zgjedhjet e 25 prillit, në Qarkun e Beratit fituese rezultoi Partia Socialiste e cila siguroi pesë mandate, Partia Demokratike dy mandate, ndërsa Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk fitoi asnjë mandat në këtë qark.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…