Luan Haradinaj: Për ne, familje është ushtria

24 maj 2020 | 16:45

Sot, kur shumica po festojnë Fitër Bajramin nëpër shtëpitë e tyre bashkë me familjarë,  gjenerata 2020 e Akademisë së Mbrojtës,  po qëndrojnë në kazermë, e nga aty po urojnë qytetarët mysliman me rastin e festës së Bajramit

Luan Haradinaj, njëri nga pjesëtarët e FSK-së, publikoi një fotografi bashkë me pjesëtarët e tjerë duke thënë se “edhe pse sot nuk po festojnë me familjarët, për të gjithë ata familje është ushtria”.

Postimi i plotë:

Edhe pse sot nuk po festojmë me familjarët pranë. Për të gjithë ne, familje është Ushtria, shtëpi e dashuri kemi komb e Atdhe! Bashkë, gjithmonë në rresht për paqe!.

Gëzuar nga Gjenerata 2020 e Akademisë së Mbrojtjes!

(A. M / Epoka e re).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia në Hong Kong ka përdorur gaz lotsjellës ndaj protestuesve,…