Luan Rudaj synon ta mbrojë titullin e kampionit të botës përballë iranianit në Malishevë

13 tetor 2023 | 22:53

Kampionin botëror në Muay Thai, Luan Rudaj, ka zbuluar kundërshtarin e radhës.

Kundërshtari i Rudaj është sportisti me një përvojë shumëvjeçare Reisi, i cili vjen nga Irani.

Ndeshja mes këtyre dy sportistëve do të zhvillohet në qytetin e Malishevës, në palestrën e Sporteve “Habib Zogaj”, me 11 nëntor.
Kujtojmë që Kosova për herë të parë do të organizojë Kampionatin Botëror të Muay Thai, në bashkëpunim me organizatët botërore të arteve marciale WBC Muay Thai.

Dueli kryesor i mbrëmjes do të jetë ai i sportistit të arteve marciale nga Malisheva, Luan Rudaj, i cili do të mbroj titullin e kampionit të Botës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte ndër femrat e para të muzikës hip-hop në skenën…