Luana Vjollca reagon pas dyshimeve se po i qarkullon një video erotike në internet

30 shtator 2023 | 22:15

Është përfolur gjatë gjithë ditës së shtunë se janë gjetur dy video me motive erotike të personazheve publike në Shqipëri.

Kjo është bërë gjatë konfiskimit të telefonit të një figure të lartë të krimit nga SPAK, sipas ekspertit të kinminalistikës, Ervin Karamuço.

Portali Prapaskena në Shqipëri ka publikuar edhe një imazh i vajzës protagoniste në video, e cila ngjan me moderatoren e njohur.

Kaq ka mjaftuar që disa prej ndjekësve në rrjetet sociale të aludojnë se bëhet fjalë për bukuroshen shqiptare, gjersa thuhet se videot në fjalë po shpërndahen me të madhe në WhatsApp.

E lidhur me këtë akuzë, ka reaguar vet prezantuesja e “Love Island Albania”, Luana Vjollca, përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

Ajo ka publikuar një fotografi të saj, duke shfaqur dëshmi se nuk ka tatuazhe në krahëror, siç ka vajza në videon e përfolur.

“Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot ka vendosur të zgjedhë një rrugë tjetër për t’ia dalë, rrugën e punës”, ka shkruar Luana në InstaStory.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça triumfoi në derbin e javës së dytë të Prince…