Luana Vjollca si Kim Kardashian, mahnit fansat me pamjen e saj | Foto

15 janar 2023 | 19:14

Luana Vjollca di gjithmonë të godasë.

Sot moderatorja ka mahnitur ndjekësit e saj me pamjen. Duke qenë se shumë fansa e kanë krahasuar jo pak herë me Kim Kardashian, Luana i ka suprizuar ata.

Ajo na është shfaqur me një look të ngjashëm me Kim Kardashian në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “CFDA Fashion Awards 2022” apo në Javën e Modës në New York.

Luana ka veshur një fustan të ngushtë pas trupit që i vë në pah format perfekte, ndërsa mban veshur një palë çizme të gjata gri.

“Do të prezantoj shfaqjen time televizive si…”, shkruan moderatorja, duke lënë ndjekësit të hamendësojnë se si kush duket ajo sonte.

Por nuk mund të lemë pa treguar se Luana Vjollca është bërë si Kim Kardashian.

Për më tepër, shihni fotot në galerinë e mëposhtme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i pingpongut Priping të shtunën organizoi turneun e dytë…