Arkitektët kampion të Ping Pong Business Tournament 2

15 janar 2023 | 19:04

Klubi i pingpongut Priping të shtunën organizoi turneun e dytë të pingpongut për bizneset kosovare, ku u zhvilluan dhjetra ndeshje atraktive mes bizneseve të ndryshme.

Turneu PPBT 2, filloi në ora 10:00, me një fjalim rasti nga organizatori i turneut, njëherit kryetar i klubit të pingpongut Priping, z.Kastriot Orana, i cili iu uroj mirëseardhje bizneseve në sallën e pingpongut dhe ju dëshiroj suksese në këtë turne.

Faza e parë e turneut u zhvillua në në grupe, ku kishte ndeshje shumë të balancuara, dhe shumica e ndeshjeve përfunduan me rezultat të ngushtë 3:2, ku nga secili grup kaluan nga dy biznese në fazen e dytë.

Në gjysëm finalen e parë u takuan eConnect dhe Art n’Flok ku triumfoi kompania eConnect, ndërsa në gjysëmfinalen e dytë u ndesh Archipoints Group me avokatët nga RPHS Law, ku triumfuan arkitektët për të vazhduar në finale.

Në finale u takuan eConnect the Archipoinst, ku të dyja kompanitë kane garuar edhe në turneun e parë të bizneseve, dhe përvoja e tyre bëri që ndeshja të jetë shumë e barabart me poena. Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 3 me 1 në favor të Archipoints Group.

Ndërsa ndeshja për vendin e tretë ishtë me shumë kthesa, ku Art n’Flok triumfoi ngaj RPHS Law me rezultat 3 me 1 me lojë, për të rëmbyr medalen e bronztë.

Kapiteni i ekipit triumfues z.Meriton Bajrami pas turneut u shpreh shumë i lumtur me arritjën e suksesit të kompanisë së tijë dhe u shpreh i kënauqr me organizmin e këtij turneu.

“Sot kemi lujt gjatë gjithë ditës pingpong me kolegët e punës, por në fund ja vlejti se pas shumë ndeshjeve u shpallëm kampion. Për ne si kompani kjo është hera e dytë që po marrim pjesë në këtë turne pingpongut dhe jemi shumë të kënaqur me organizimin e kësaj ngjarje sporitve” u shpreh kampioni.

Fituesit e turneut në fund u shpërblyen me kupa dhe medalje.

https://www.facebook.com/PingpongBusinessTournament/posts/133276132935820

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky është momenti kur një shofer i tërbuar duket se…