Luanin bixhoz, arrestohen nëntë persona në Ferizaj

26 janar 2020 | 16:43

Nëntë persona janë arrestuar në fshatin Rahovicë të Ferizajt, të cilët janë hasur në një lokal pa emër duke luajtur lojëra të fatit.

Në cilësi të provave materiale, njësitë policore nga të dyshuarit kanë sekuestruar 1 088 zhetonë dhe katër parë letra bixhozi.

Pas intervistimit tetë prej të dyshuarve që kishin qenë duke luajtur lojëra me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse, i dyshuari i nëntë që e kishte në shfrytëzim lokalin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës e fitoi miqësoren ndaj FC Zagalabie Lubin…