Lubizhda dhe Gërnçari me Shaqir Totajn, qytetarët mbështesin vizionin zhvillimor edhe për një mandat

24 shtator 2025 | 21:56

Në një atmosferë madhështore e plot energji, Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, u mirëprit nga banorët e fshatrave Lubizhdë e Prizrenit, Gërnçar dhe Skorobishtë, ku banojnë edhe boshnjakët. Tubimi elektoral shënoi një manifestim të fuqishëm të besimit dhe mbështetjes për vizionin e tij zhvillimor.

“Jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë pritje të ngrohtë e kaq entuziaste. Ky besim është përgjegjësi e madhe për mua që ta çoj përpara punën për Prizrenin tonë” – tha Kryetari Totaj para qytetarëve të mbledhur.

Ai theksoi se investimet e deritanishme dhe projektet e ardhshme do të sjellin ndryshime të mëdha edhe për këto fshatra. “Lubizhda, Gërnçari e Skorobishta do të jenë pjesë e zhvillimit të madh që kemi nisur për të gjithë Komunën e Prizrenit” – shtoi ai.

Tubimi përfundoi me duartrokitje të fuqishme, duke reflektuar besimin dhe përkrahjen e qytetarëve për një të ardhme edhe më të mirë nën udhëheqjen e Kryetarit Totaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lipjanit, Shukri Buja, deklaron se në Llugaxhi, Bujari,…