Lufta e Amerikës dhe Kinës nuk do të jetë më në tokë…

25 maj 2023 | 08:22

Xi Jinping duket se i ka vendosur vetes dhe vendit që ai drejton një qëllim: Të dominojë sektorin e hapësirës ajrore, një sektor shumë i nxehtë i cili në një të ardhme jo shumë të largët do të bëhet gjithnjë e më strategjik.

Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) ka publikuar së fundmi Vlerësimin e Kërcënimeve Hapësinore 2023, një dokument, ku thuhet se Kina po ecën me shpejtësi në rrugën për t’u bërë lider botëror në hapësirë.

“Dragoi” kinez ka dyfishuar numrin e satelitëve të tij në orbitë, duke shkuar nga 250 në 2019 në 499 në 2021.

Aftësitë hapësinore të gjigantit aziatik janë të dytat vetëm pas SHBA dhe janë duke u përmirësuar vazhdimisht. Në një skenar të tillë, SHBA po monitoron me kujdes atë që po ndodh. Pentagoni, në veçanti, po përgatitet për një konflikt të ardhshëm në hapësirë, pasi Kina dhe Rusia po punojnë për raketa dhe lazer të aftë për të eliminuar satelitët e armikut, dhe për të ndërprerë komunikimet ushtarake dhe civile.

Kina nuk heq dorë nga lufta me SHBA, përgatit një sulm të

Kërcënimet hapësinore kineze, shpjeguan zyrtarët e Pentagonit, variojnë nga raketat dhe lazerët e lëshuar nga toka, deri te ndërhyrjet kibernetike, për të mos përmendur sulmet e mundshme në hapësirë.

Në vitin 2019, analisti Sean O’Connor kishte identifikuar tre struktura të vendosura në territorin kinez të afta për të mbështetur zhvillimin dhe zbatimin e një sistemi operativ të bazuar në lazer me elektron të lirë (FEL).

Kina mund t’i përdorë teknikisht ato për të fshehur satelitët e saj ushtarakë nga “sytë kureshtarë” të satelitëve të huaj spiun, ose dhe për t’i sulmuar ata.

Qartazi, lëvizje të tilla mund të interpretohen si një prelud i një sulmi bërthamor, që mund të rezultojë në një katastrofë globale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmbaruesi Irfan Kërçagu ka ushtruar padi kundër Ministrisë së Drejtësisë,…