“Lufta është çmenduri”, Papa Françesku bën thirrje për paqe

06 mars 2022 | 14:38

Në adresimin e së dielës nga dritarja e tij, Papa Françesku, ka thënë se Vatikani është i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet për paqen në Ukrainë.

Papa Françesku ka thënë se ai ka dërguar dy kardinalë në Ukrainë për të ndihmuar në përpjekjet humanitare dhe këtë e ka bërë “jo vetëm si shenjë për të treguar prezencën e Papës, por për të gjithë ata njerëz që duan të thonë se ‘lufta është çmenduri, ju lutem ndaloni, shikoni këtë mizori!’”.

“Në Ukrainë po rrjedh një lum gjaku dhe lotësh. Nuk është vetëm një operacion luftarak, por një luftë që prodhon vdekje dhe shkatërrim”, ka thënë ai.

Papa ka falënderuar edhe gazetarët që “po rrezikojnë jetën” për të raportuar për këtë luftë.

“Faleminderit vëllezër dhe motra për këtë punë që po na mundëson neve të jemi afër dramës së njerëzve dhe që të shohim mizorinë e kësaj lufte”, i është drejtuar Papa, gazetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një komandant lufte i Rusisë, që ka udhëhoqur batalionin neo-nazist…