Lufta kundër Covid-19, Gjermania do vaksinojë fëmijët mbi 12 vjeç

27 maj 2021 | 22:08

Gjermania ka ndërmarrë një hap tjetër në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, kështu duke filluar nga 7 qershori do të vaksinohen dhe fëmijët nga mosha 12 vjeç e lart.

Lajmi u dha nga kancelarja Angela Merkel pas një takimi që ajo zhvilloi me krerët e landeve në lidhje me situatën me pandeminë dhe procesin e vaksinimit.

Megjithatë, procesi i vaksinimit të fëmijëve nga mosha 12 vjeç në Gjermani do të varet nga vendim përfundimtar që pritet të marrë Agjencia Europiane e Barnave në ditët në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri i…