Lufta në Ukrainë, BBC: Rusia ka humbur disa nga komandantët e saj më të mirë

11 prill 2022 | 20:12

Më shumë se 20% e ushtarëve rusë të konfirmuar të vdekur gjatë luftës në Ukrainë janë oficerë, duke përfshirë 10 kolonë, 20 nënkolonelë, 31 majorë dhe 155 oficerë të rinj.

BBC raporton se ka verifikuar identitetin e 1083 ushtarakëve rusë të vrarë në Ukrainë, të cilët janë raportuar të vdekur nga zyrtarë lokalë ose media ruse.

Korrespondentja e BBC World, Olga Ivshina, tha se provat tregojnë se: “Rusia ka humbur disa nga specialistët e saj më të mirë, duke përfshirë operatorë të forcave, pilotë luftarakë shumë të aftë dhe disa komandantë me përvojë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë mund t’i lejojnë vetës ndonjë kapricio të vogël,…