Abramovich s’pyet për sanksione, paguan 50 mijë euro t’i dërgojnë darkën nga Londra në Baku

11 prill 2022 | 20:06

Të gjithë mund t’i lejojnë vetës ndonjë kapricio të vogël, por miliarderit Roman Abramovich i ka kushtuar teka e fundit rreth 48 mijë euro. Si duket Abramovich nuk është tutur nga sanksionet e Britanisë së Madhe apo nga frika se çfarë do të ndodhë me klubin e Chelsea-t dhe ka porositur ushqim nga Londra që ta shijonte në Baku të Azerbajzhanit.

Këtë lajm e kanë raportuar tabloidet britanike dhe duket se kjo porosi nuk ka ardhur nga i “ashtëquajturi” helmim i përpara disa javëve por nga dëshira e shfrenuar e manjatit rus për të ngrënë sushi nga 4 630 kilometra larg.

Kostoja e vaktit ishte 1500 euro dhe transporti i ka kushtuar pak më shumë se 48 mijë euro. I vetmi problem ishte se ushqimi kishte mbërritur pak i ftohtë pasi i janë dashur rreth 5 orë udhëtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pentagoni konfirmoi sot se Rusia po dërgon qindra automjete ushtarake,…