E vetmja mes burrave! Kush është gruaja që po e bën historinë në Kupën e Botës?
Në një turne të dominuar tradicionalisht nga burrat, Dr. Suzanne Huurman po shkruan historinë në Kampionatin Botëror.
Mes 48 kombëtareve pjesëmarrëse në këtë turne, ajo është e vetmja femër që mban postin e Kryemjekes së një skuadre përfaqësuese.
Të gjithë kolegët e saj në ekipet e tjera janë burra.
Në fakt, arritja e Huurman është jashtëzakonisht e rrallë.
Në të gjithë historinë 96-vjeçare të Kampionatit Botëror, ajo është vetëm gruaja e tretë në histori që arrin të shërbejë si mjeke zyrtare e një ekipi kombëtar në këtë kompeticion madhor.
Ajo mban postin e drejtueses së stafit mjekësor për kombëtaren e Curaçaos, përcjell tch, skuadra më e vogël në histori për nga popullsia dhe sipërfaqja territoriale që ka arritur ndonjëherë të kualifikohet në një Kampionat Botëror.
Një histori unike suksesi dhe frymëzimi që po tërheq vëmendjen e mbarë opinionit sportiv botëror.



