“Lufta nuk ka mbaruar”, Izraeli tërheq trupa nga Gaza: Po rigrupohemi!

07 prill 2024 | 18:24

Ushtria Izraelite tërhoqi më shumë trupa tokësore nga gaza jugore, siç tha, për tu rigrupuar për fazën tjetër të luftës.

6 muaj pas nisjes së ofensivës kundër Hamasit, Izraeli ka larguar nga enklava e copëtuar shumicën e trupave, duke lënë në jug vetëm një brigadë. E megjithatë Forcat e Mbrojtjes kujdesen të theksojnë se lufta nuk ka përfunduar.

“Kjo është vetëm një fazë tjetër e luftës. Ushtria po rigrupohet. Lufta mund të mbarojë vetëm pasi të gjitha pengjet të kthehen në shtëpi dhe HAMAS të largohet.”, tha Kolonel Peter Lerner, zëdhënës i IDF.

Lëvizja vjen teksa Egjipti përgatitet të organizojë një raund të ri bisedimesh që synojnë arritjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve. Nuk është e qartë nëse tërheqja e trupave do të shtyjë, inkursionin e paralajmëruar në qytetin jugor të Rafahut, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë kundërshtuar.

Në Izrael mijëra njerëz kanë marre pjesë në protesta për të kërkuar një marrëveshje për lirimin e pengjeve teksa u shënua gjysmë viti që nga sulmet vdekjeprurëse të Hamasit.

Manifestuesit bënë thirrje për dorëheqjen e Netanjahut, ndërsa zemërimi për fushatën e egër në Gaza është shtuar jashtë dhe brenda vendit. Izraeli pretendon se po punohet për të shmangur viktimat civile.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një hetim për vrasje ka nisur pasi një person u…