Lufta që alarmoi botën, gjithçka fshihet pas kësaj fotoje

22 tetor 2020 | 08:20

Një luftë mund të zhvillohet për shkaqe të ndryshme, duke filluar nga ato etnike, fetare apo edhe thjesht ekonomike. Ekspertët e vlerësojnë konfliktin në Nagorni Karabakh si luftë për shkaqe etnike, por sigurisht në prapaskenë, fshihen edhe interesa të tjera që i hedhin benzinë zjarrit. Kështu, janë rreth 132 tonë ar që qëndrojnë në nëntokën e Nagorn Karabakh, të cilat kanë detyruar kompani private që të dërgojnë në krahun e armenëve ushtarë me pagesë me qëllim ruajtjen e statusit aktual të zonës.

Kompania ruse GeoProMining Gold ka marrë kontratën për nxjerrjen e arit në zonën e Kelbajar-it në rajonin e Nagorni Karabakhut.

Mediat turke raportojnë se kjo kompania ka dërguar në zonë një numër të madh ushtarësh me pagesë për të luftuar në krahë të armenëve.

Qëllimi është që Azerbajxhani të mos marrë kontrollin në rajonin e Nagorni Karabakh, gjë e cila do t’i ndryshonte edhe rrethanat e kontratës së kompanisë për kërkimin e arit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka shënuar rekord shqetësues të rasteve ditore me koronavirus,…