Lufta Rusi-Ukrainë, Kosova nuk rrezikohet për grurë – apelohet që të mos rritet çmimi i bukës

25 shkurt 2022 | 12:52

Kriza ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës nuk pritet të ketë ndikime të theksuara për furnizim me grurë dhe rritje të çmimit për këtë produkt ushqimor në Kosovë, pasi që vendi ynë nuk është importues i këtij produkti strategjik drejtpërdrejt nga këto dy vende.

Derisa Kosova aktualisht është e furnizuar me grurë vetëm edhe për dy muajt e ardhshëm, kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu kërkon të mos krijohet panik në vend, raporton KosovaPress.

Zejnullahu ka kërkuar nga të gjithë përpunuesit e grurit në Kosovë që mos ta shfrytëzojnë këtë situatë në Ukrainë për ngritjen e çmimet të grurit dhe millet në vend.

“Nuk mendoj, (se do të ketë reflektime), sepse ne nuk jemi importues të grurit nga ato dy shtete. Kosova nuk importon grurë prej Ukrainës dhe Rusisë. Prandaj, nuk besoj se do të ketë reflektim drejtpërdrejt, por, mund të reflektojë në rast se këto vendet nga ne importojmë, Hungaria, Serbia dhe Bullgaria preken nga kjo situatë.

Nëse rritet kërkesa në këto tri vende, atëherë sigurisht që kishte me pasur lëvizje të çmimeve. Unë sot personalisht kam aktivizuar blerjet dhe nuk ka lëvizje të çmimeve deri në këto momente. Pra, sot nuk ka ngritje të çmimeve. Ka sasi të mjaftueshme, megjithëse edhe në vendet nga ne importojmë është krijuar një situatë turbulente (e paqartë)”, u shpreh ai.

Kreu i shoqatës, Zejnullahu duke treguar se për momentin nuk ka lëvizje të çmimeve në Kosovë, iu ka bërë thirrje të gjithë përpunuesve të grurit në Kosovë që mos ta shfrytëzojnë rastin e luftës në Rusi dhe Ukrainë për ngritjen e këtyre çmimeve.

“Nuk ka lëvizje dhe nuk duhet të ketë lëvizje. Mendoj se kishte me qenë jo e drejt nëse do të shfrytëzonim një situatë të tillë për lëvizjen e çmimeve. Kështu do të ishte e padrejtë”, pohon ai.

Sipas Zejnullahu, Shqipëria mund të goditet me mungesë ose rritje të çmimeve pasi që është importues i drejtpërdrejt nga tregjet e Rusisë dhe Ukrainës.

“Shqipëria është importues i drejtpërdrejt prej Rusisë dhe Ukrainës, atje mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejt tek ta, por tek ne realisht nuk ka”, theksoi ai.

Derisa Zejnullahu theksoi se nuk ka informacione se sa janë rezervat e shtetit, shtoi se Kosova sot është e furnizuar me grurë vetëm edhe për dy muaj të ardhshëm.

“Në dy ministritë, e Tregtisë dhe ajo e Bujqësisë, si dhe tek kryeministri Kurti kemi bërë një kërkesë urgjente para dy javësh që të merren masa për këtë çështje si dhe për rezervat shtetërore, për të cilat ne nuk kemi shumë njohuri dhe të informuar se sa janë. Kështu qeveria nuk ka qenë e interesuar. Sa është e furnizuar aktualisht Kosova me grurë dhe miell? Në bazë të informatave që i kam, por duke u bazuar në të dhënat e përpunuesve më të mëdhenj, ne mund të kemi një sasi të grurit brenda vendit për dy muajt e ardhshëm”, thotë ai.

Sipas kreut të shoqatës, sot në Kosovë çmimet e grurit sillen prej 270 deri në 300 euro për ton, ndërsa ai miellit prej 400 deri 450 euro për ton. Ukraina dhe Rusia janë ndër furnizuesit më të mëdhenj të grurit në botë.

Në anën tjetër, ndikimi i luftës në tregjet globale, pritet të ndikojë te ngritja e çmimit për disa produkte. Lufta në Ukrainë mund të ketë pasoja serioze për ekonominë evropiane dhe atë botërore.

Furnizimet energjetike me gaz dhe naftë do të kapnin çmimet të larta, ndërsa do të përkeqësohej shumë pasiguria ushqimore, për shkak të furnizimit me grurë.

Teksa lufta ka nis mes këtyre dy shteteve, krahas kësaj ato që lëvizin janë edhe bursat ndërkombëtare. Analistët ekonomikë nëpër botë kanë parashikuar lëvizjen e bursave në rast të një lufte mes Ukrainës dhe Rusisë, ku sipas tyre do të ketë ndikim të menjëhershëm në çmimin e naftës dhe të gazit.

Tregjet financiare kanë qenë kryesisht të pa shqetësuara nga alarmet e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, por me krismën e parë ekonomistët dhe bankat qendrore do të rishohin normat e tyre të interesit.

Megjithatë kriza ka dhënë efektet e saj në rritjen e çmimit të naftës dhe të gazit, si edhe të metaleve kryesore që përdoren për prodhimin e makinave, pajisjet elektronike, enët e gatimit dhe ndërtimi. Në afat të shkurtër, një luftë Rusi-Ukrainë, qoftë edhe e kufizuar, do të nxiste një rritje të madhe të çmimeve të naftës dhe gazit, veçanërisht në Evropë.

Rusia sjell rreth 30 për qind të naftës së Evropës dhe 35 për qind të gazit të saj natyror në Evropë, që do të ndërpritej në rast konflikti.

Çmimi i naftës mund të shkojë mbi 125 dollarë për fuçi, ndërsa çmimet e gazit do të rriten edhe më shumë. Edhe skenari tjetër ku vendosen sanksione masive ndaj Rusisë ka ndikim të fortë te çmimet.

Nëse të gjitha vendet evropiane ndalojnë blerjen e gazit dhe naftës ruse, ndikimi në çmim do të ishte i madh, me rritjen e naftës në 175 dollarë për fuçi dhe gazi në 250 dollarë. Edhe çmimet e ushqimeve do të kishin rritje. /KP/

Lajme të sponsorizuara

04 maj11:25

Mbyllja e bastoreve i hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezë Edhe pse nga muaji maj i vitit 2019, bizneset e lojërave të fatit janë aktivitete të ndaluara me ligj, pronarët e tyre prapë se prapë kanë gjetur një mundësi që t’i hapin ato në formë online. Vetëm gjatë periudhës janar-mars 2024, Policia e Kosovës për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm’’, ka zbuluar 12 raste. Ndërkaq, gjatë vitit 2023, janë zbuluar 42 faqe të paligjshme të bixhozit. Ekspert i kibernetizmit, Mentor Hoxhaj thotë për KosovaPress, se Kosova momentalisht nuk ka kufijtë e saj digjital, kufij të cilët do t’i caktonin qartë politikat se çka mund të hy dhe të dal. Hoxhaj ka paralajmëruar personat që po luajnë në faqe online se po rrezikojnë të dhënat dhe pasurinë monetare të tyre. Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Bizneseve të Lojërave të Fatit, Istref Veliu në një përgjigje me shkrim ka theksuar se mbyllja e lojërave të fatit, ka sjellë humbje ekonomike dhe tani ato para po derdhën në buxhetin e Maqedonisë. Sipas tij, nëse këto biznese legalizohen, do të zvogëlohet fenomeni i bizneseve të paligjshme dhe do të ndihmonte në mbushjen e buxhetit të shtetit. “Fakti që tani buxhetit të shtetit i mungojnë dhjetëra miliona euro, të cilat shteti ka qenë duke i inkasuar, është një argument i fuqishëm. Paratë që dikur janë derdhur në buxhetin e Kosovës sot shkojnë në buxhetin e Maqedonisë. Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit ka qenë popullsitë dhe është përdorur nga partitë politike për të fituar një grusht vota. Ne kemi qenë biznese të legalizuara dhe kemi paguar tatim. Duke i legalizuar, zvogëlojmë fenomenin e bizneseve të paligjshme dhe ndihmojmë në mbushjen e buxhetit të shtetit. Vendimi i qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit ka hapur rrugën për zhvillimin e bizneseve të paligjshme. Vlen të theksohet se me mbylljen e këtyre bizneseve janë shuar mijëra vende pune. Herët a vonë institucionet do ta kuptojnë se rruga e vetme për  ilegalitetin e lojërave të fatit është legalizimi i tyre dhe krijimi i një ligji të ri konform ligjeve dhe rregullave të BE-së”, ka theksuar Veliu në një përgjigje me shkrim. E një qytetarë i cili dëshiron të mbetet anonim, ka rrëfyer se nuk është shumë i varur, pasi që jo gjithmonë fiton, por pas mbylljes ka vazhduar të luaj në formën online. Sipas tij, duhen të legalizohen edhe në Kosovë, por në kushtet që i parasheh shteti, duke paguar taksat e shtetit, dhe si kusht kryesor të jetë edhe një moshë e caktuar dhe jo pranë instituteve shkollore. Vendimi për mbylljen e lojërave të fatit ishte marrë, pasi në dy kazino në qytete të ndryshme të Kosovës, u vranë dy persona.

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e…