
LUFTË E POSHTËR KUNDËR ALI AHMETIT
Ismet Sylejmani
Gjatë dhe pas zgjedhjeve të 19 Tetorit 2025, është zhvilluar dhe po vazhdon një luftë e poshtër kundër Ilegalit, Drejtuesit, Komandantit dhe Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!
Ofanzivë e ashpër, sulme brutale dhe luftë e poshtër në front e shkallë të gjerë po vlon kundër njërit prej bijëve më të shquar e lindjeve më të mëdha të popullit, Atdheut e Kombit, legjendës së gjallë, Liderit absolut shqiptar jo vetëm në Maqedoninë e Veriut!
Mbetjet e sherbimeve të vjetra sekrete të ish-jugosllavisë, si dhe BIA-së serbe, KGB-së ruse, por edhe të tjera sherbime sekrete armike e kundërshtare të çështjes shqiptare, janë ngritur në këmbë dhe po ia bëjnë luftën finale shqiptarit të madh e dalëzotësit besnik të interesave kruciale shqiptare, strategut lavdimadh Ali Ahmeti!
Fazën e parë të ilegalitetit dhe fazën e dytë të luftës së armatosur çlirimtare kombëtare Ali Ahmeti i ka përballuar me sukses të plotë dhe ka shënuar fitore e suksese të mëdha, kundër armiqve dhe kundërshtarëve të kombit!
Faza e tretë është faza vendimtare e mbijetesës së Ali Ahmetit, prej politikani të kalibrit të madh të luftëtarit kombëtar e politikanit patriot atdhetar, me vizion të qartë integrues euroatlantik!
Të gjitha strukturat e mundura e të deklasuara, agjent të hapur e të fshehtë të UDB-së, të KOS-it e sektorë të tjerë të fshehur të ish-jugosllavisë, nipërit e mbesat e tyre, pra pasardhës të gjithanshëm, të mbështetur nga BIA serbe dhe KGB-ja ruse, janë ngritur në këmbë dhe nga të gjitha anët e sulmojnë dhe e godasin mbi shpatullat e çlikta, fitimtarin e madh, të pamposhturin e gjallë, konsekuentin Ali Ahmeti!
Edhe pse Ideologu i madh kombëtar Ali Ahmeti, ishte Drejtues i Lartë i LPK-së, themelues dhe emertues i UÇK-së, UÇPMB-së e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, katër mburoja këto të mëdha e të padiskutueshme, mbrojtje të çelikta të Kryetarit të BDI-së dhe liderit absolut të AKI-së, megjithatë etikatat antikombëtare nuk kanë të ndalur, derdhen pamshirshëm e në mënyrë të paskrupullt!
Bijtë dhe fosilet e udbashëve të zinj maqedonas e shqiptar tradhtar, pasardhës xhelatësh e torturuesish barbar, miq e shërbëtor të oborrit titist të truallit të ish -jugosllavisë e veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, zhvillojnë luftë të ashpër e të poshtër kundër birit më të madh të truallit shqiptar, besnikut që nuk dorëzohet në asnjë rrethanë, me asnjë kusht dhe me asnjë çmim, largpamësit e Skënderbeut modern Ali Ahmeti!
Katër atentate në Maqedoninë e Veriut, i ka mbijetuar Heroi modern i Kombit, Udhëheqësi ilegal, ushtarak-popullor, atdhetar-kombëtar Ali Ahmeti!
Shoku, bashkëveprimtari e bashkëluftëtari i dhjetra, qindra dhe mijëra Heronjëve e Dëshmorëve të Kombit, në mes tyre i Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari, i Heroit të Kombit, Gjeneral Fehmi Lladrovcit,Heroit të Kombit Gjeneral Luan Haradinaj etj., etj..,i madhi i përjetshëm dhe i pavdekshëm Ali Ahmeti, do t’i përballojë me sukses të gjitha sulmet dhe të gjitha etiketat, e do të triumfojë dhe do t’i prijë e do ta udhëheqë popullin shqiptar jo vetëm të Maqedonisë së Veriut, në fitore të reja e me unitet të plotë e të pashembullt të kombit tonë!
Lufta e poshtër që po zhvillohet dhe e cila me siguri se do të vazhdojë, sepse bëhet me porosi dhe dirigjim e zbatim armiqësh, tradhëtarësh, servilësh, vazalësh e puthadorësh, të gjitha do të dështojnë me turp e do të bien si fluska sapuni, ngase përballë tyre është Titani heroik e historik i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!
Prishtinë, 22 Tetor 2025!