Lufti Haziri: Rezultati i tanishëm ia jep mandatin Albin Kurtit

07 tetor 2019 | 16:27

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka thënë se rezultati i tanishëm i zgjedhjeve parlamentare ia jep mandatin Lëvizjes Vetëvendose për formimin e Qeverisë.

Kështu ka thënë ai për “Radion Evropa e Lirë”, duke theksuar se nuk do të nisin negociatat për qeverinë e re përderisa nuk përfundon numërimi i të gjitha votave, njofton Klan Kosova.

“Rezultati është shumë i ngushtë dhe ne jemi duke e pritur numërimin e të gjitha votave, përfshirë votat me kusht, votat e diasporës dhe votat për deputetët, pastaj fillon procesi i negociatave. Dallimi është i vogël, një deputet, por që ia jep mandatin (për formimin e Qeverisë) liderit të Vetëvendosjes”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshjen derbi të zhvilluar në Suharekë e fitoi Ballkani në…