Viktima në Mal të Zi, ish-polic kufitar i Kosovës

15 nëntor 2026 | 20:19

Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Rožaje–Berane, në Mal të Zi. Burimet kanë mësuar se personi që humbi jetën në këtë aksident është ish-polici kufitar, Elvis Mulliqi.

47-vjeçari, ka vdekur në aksidentin ku janë përfshirë dy automjete, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lajmi për vdekjen e tij është raportuar edhe nga mediumi malazez “Vijesti”, duke iu referuar Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45, ndërsa pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes, qarkullimi është rikthyer në normalitet.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjatë orëve të natës, territoret ruse dhe zonat kufitare janë…