Luftimi ndaj pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike do të jenë prioritete të qeverisë së re
03 qershor 2020
| 11:52
Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, sot në Kuvendin e Kosovës ka paraqitur ekspozenë rreth qeverisë së tij.
Ai ka treguar se prioritetet e kësaj qeverie do të jenë të lidhura me pandeminë Covid-19.
Hoti ka thënë se dy prioritete kryesore të qeverisë së tij do të jenë lufta kundër pandemisë Covid-19 dhe rimëkëmbja e ekonomisë nga pandemia.
“Krahas këtyre prioriteteve, do të kemi forcimin e shtetit, luftimin e krimit dhe korrupsionit, rritjen e punësimit, marrjen e përgjegjësive kushtetuese për ta quar përpara dialogun me Serbinë, duke ruajtur integritetin territorial”, ka deklaruar Hoti.
(M.K / Epoka e re)



