Luftuam për liri, për drejtësi e paqe

16 shtator 2021 | 15:09

Shkruan: Hisen Berisha

Ne kemi pasur kurajë të hyjmë në luftë. Kemi pasur gatishmërinë të sakrifikojmë jetën dhe çdo gjë, për lirinë e Kosovës.

Kemi treguar gatishmëri për të marr përgjegjësi.

Ndaj sot që po përballemi me drejtësinë, që vet si shtet dhe institucione, në dakordim me partnerët ndërkombëtar, e kemi krijuar dhe duhet ta ndihmojmë atë.

Ne jemi ata që në Tribunalin Special të Hagës për Kosovën, duhet të ndihmojmë në cilëndo cilësi që të përfshihemi në procesin juridik, të vendosim drejtësi në raport me UÇK , Luftën Çlirimtare, ndaj pretendimeve të Prokurorisë dhe aktakuzave që burojnë nga Raporti Dick Martit dhe pretendimet shtesë, që u krijuan me amendamentimet plotësuese të bazës ligjore të TS në Hagë.

Por, përkundër pretendimeve teorike qoftë edhe në Tribunalit Special në Hagë, duhet t’i përmbahemi germës së ligjit që e përkufizon statusin e kategorive të dala nga lufta, të përfshira në Ligjin përkatës për kategorizimin e viktimave të luftës në Kosovë.

Ky ligj ka dalë nga Kuvendi i Kosovës, si ligjvënës dhe ka kaluar filtrin kushtetues dhe të Zyrës përfaqësuese të BE-së në Prishtinë.

Këto kategorizime nuk bëhen me vendime a gjykime politike. Ka praktika juridike për këtë.

Ndaj, nuk ka nevojë për konfuzitet.

Ne do të tregojmë kurajën qytetare të devotshëm që e duam Kosovën, e si ish- luftëtar, të marrim përgjegjësitë që na takojnë nga domeni i përgjegjësive që bartim nga angazhimet tona në luftë.

Kosova ka nevojë që të vendoset drejtësi në raportet Kosovë-Serbi.

Pa u vendosur drejtësia, nuk mund ta ndërtojmë paqen.

Pa paqe nuk mund të ketë zhvillim as perspektivë për vendin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…