Lugina e Preshevës është Kosovë!

13 shtator 2018 | 11:06

Adnan ASLLANI

Lugina e Preshevës gjithmonë ka frymuar shqip dhe ka qenë pjesë e pandashme e Kosovës.
Ajo, në të gjitha proceset që ka kaluar kombi shqiptar, ka qenë e përfshirë dhe ka pasur rol të rëndësishëm deri edhe në udhëheqjen e tyre.
Nuk mund të mendohen momentet historike, sidomos në fundshekullin e kaluar, pa i llogaritur protagonistët nga Lugina e Preshevës.
Lugina e Preshevës është edhe historikisht, etnikisht, kulturalisht e territorialisht pjesë e pandashme e Kosovës dhe kombit shqiptar.
Në vitin 1992 shqiptarët e Luginës së Preshevës janë përcaktuar me referendum për Autonomi Politike-Territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.
Shqiptarët në Luginën e Preshevës sot janë populli më i diskriminuar në Evropë. Ndaj tyre ushtrohet një gjenocid i ftohtë, për të spastruar ngadalë ato troje nga qenia shqiptare.
Nuk mund të mendohet se ajo pjesë dhe shqiptarët atje do të gëzojnë liri e përparim duke qenë nën Serbi. Madje as atëherë, edhe nëse një ditë Serbia do të bëhet pjesë e BE-së.
Prandaj, Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën. Kjo është kërkesë e qytetarëve që jetojnë atje! Ky është vullnet i tyre i patjetërsueshëm!
Lugina e Preshevës është Kosovë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ritheksuar edhe…