
Luiza Gega triumfon në Maratonën ‘Prishtina 2024’, thyen rekord kombëtar
22 shtator 2024
| 13:01
Olimpistja Luiza Gega e ka fituar Maratonën e Prishtinës të dielën, duke vendosur rekord të ri kombëtar.
Për një periudhë kohore prej 2:35:07 orë, Gega i kreu në vrap plot 42 kilometra.
“Është kënaqësi shumë e madhe. Nuk jam shumë për maratonë, por mendoj se ka ardhur koha të testohem në garat e rrugës. Ky është një fillim i ri për mua. Sot vendosa rekord shtetëror për Shqipërinë. E shijova shumë itinerarin e garës. Organizimi ishte shumë i mirë. Kishte shenja treguese, polici”.
Sa i përket meshkujve Maratonën në Prishtinë e fitoi Keniani Kimaiyo.