Luizi përmend Thaçin e Veselin në “Big Brother VIP Albania”

01 prill 2023 | 18:30

Luizi është fenomeni shqiptar, që komentohet për secilin detaj të mundshëm.

Secilin emër që ai përmend brenda shtëpisë bëhet viral gjithandej, shkruan lajmi.net.

Së fundi, banorët kanë pasur një sfidë ku duhet të zgjedhnin nëse janë të vërteta apo jo disa informacione nga jashtë.

Njëra nga informacionet ishte: heqja e vizave nga Europa për Kosovën.

Luizi tha jo, teksa theksoi se nuk mund të jenë hequr për tre muaj, pasi ka vite që diskutohet kjo temë.

Ndër të tjera këngëtari ka përmendur edhe ish kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish kryeparlamentarin, Kadri Veseli, të cilët ndodhen në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për…