Lukaku zbret në Milano, gati testet mjekësore dhe nënshkrimi me Interin

29 qershor 2022 | 08:49

Sulmuesi belg Romelu Lukaku ka zbritur këtë mëngjes (e mërkurë) në Milano para kompletimit të huazimit nga Chelsea tek Interi.

Rikthimi i Lukakut tek Interi ka përfunduar dhe huazimi i tij do të kompletohet së shpejti.

Ylli belg ka zbritur në Milano në orën 6:30 të mëngjesit me kohën e Italisë dhe tashmë ka thënë fjalët e para: “Jam shumë i lumtur që jam këtu”.

Sot ai pritet të nënshkruajë kontratën për rikthim në Inter.

Sulmuesi pritet t’u nënshtrohet këtë mëngjes testeve mjekësore para se Interi ta zyrtarizojë huazimin nga Chelsea.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, huazimi do të jetë i vlefshëm deri në qershor të 2023-s, ndërsa Interi do ta mbulojë pagën e plotë të lojtarit.

Kostoja e huazimit thuhet se është tetë milionë euro, plus bonuse në drejtim të bluve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e NATO-s pritet që të arrijnë pajtueshmëri për një…