Lukashenko: Jemi kundër konfliktit me Poloninë, BE-ja t’i pranojë emigrantët

23 nëntor 2021 | 11:34

Presidenti Alexander Lukashenko ka deklaruar se Bjellorusia nuk kërkon të konfliktohet me Poloninë, por dëshiron që Bashkimi Evropian të pranojë 2,000 emigrantët e bllokuar në kufirin e tij.

Ai bëri të ditur se kërkon të shmangë një përshkallëzim të situatës . “Duhet t’u tregojmë polakëve se ne nuk jemi barbarë, nuk duam konflikt. Ne nuk kemi nevojë për një konflikt, sepse e kuptojmë se nëse do të shkojmë shumë larg, lufta është e pashmangshme. Do të ishte një fatkeqësi. Është plotësisht e qartë për ne dhe ne nuk e duam diçka të tillë”, ka deklaruar ai.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi Varshava paralajmëroi se tensionet mund të rriten.

BE-ja ka akuzuar Bjellorusinë se ka sjellë qëllimisht mijëra njerëz nga Lindja e Mesme, kryesisht nga Iraku, në kufirin me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, në mënyrë që ta detyrojë atë të heqë sanksionet ekonomike./tvklan/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën ai ishte në fushë në fitoren 2-1 të…