Ylli i Dortmundit infektohet me Covid

23 nëntor 2021 | 11:33

Të shtunën ai ishte në fushë në fitoren 2-1 të skuadrës së tij ndaj Shtuttgartit. Por dje, ylli i Borussias së Dortmundit ka rezultuar pozitiv me Covid.

Klubi verdhezi shkroi në faqen zyrtare se belgu nuk do të jetë në fushë për ndeshjen e nesërme ndaj Sportingut të Lisbonës dhe do të nisë menjëherë karantinën në shtëpi.

Frika se lojtari mund të ketë infektuar edhe lojtarë të tjerë në skuadrën e Dortmundit është e madhe. Klubi do të kryejë sërish teste ditën e sotme përpara se të niset për në Portugali ku do të synojë të ruajë vendin e dytë i cili do t’i jepte kualifikimin për në fazën tjetër skuadrës gjermane e cila për momentin renditet e dyta në Grupin C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, (BSPK), ka ngushëlluar…