Luksemburgu ofron mbështetje për arsimin profesional në Kosovë

03 dhjetor 2020 | 20:45

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla bashkë me ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj, zhvilluan të enjten një takim virtual pune me të ngarkuarën me punë të Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Ky takim u mbajt në kuadër të koordinimit ndër-institucional mbi marrëveshjet dypalëshe me Luksemburgun për investimin në arsimin profesional në Kosovë.

Kjo marrëveshje do të jetë ndihmesë shumë e madhe për zhvillimin e arsimit profesional, si një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të Kosovës, që ka të bëjë me profilizimin e kuadrove të reja, që ta gjejnë veten aty ku kanë talent e shkathtësi.

Gjatë takimit ministrja Haradinaj-Stublla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” bën të ditur se nesër…