Lulja si ngushëllim!

31 mars 2019 | 14:35

Sa herë që shkruhet për tempullin e dijes që ishte me nam, pra për shkollën fillore “Emin Duraku” në Banullë-Gllogovc të Komunës së Lipjanit, gjithnjë është aktuale dhe ia vlen të shkruhet për të.

Mirëpo, sot ajo që më bëri një përshtypje, në një ambient të shkatërruar siç është më së keqi, më bëri të mendoja gjatë pse kjo lule ishte pikërisht para derës së bibliotekës që para ca kohësh kishte mbi 7 000 ekzemplarë të librave.

Këtu në këtë bibliotekë kanë dominuar veprat e shkrimtarëve të Rilindjes, por kishte edhe shumë të shkrimtarëve me famë botërore, e deri te ato shkencore.

Lekturat shkollore ishin të tërat, madje vinte edhe shtypi ditor dhe ai periodik i asaj kohe. Sigurisht sot, ndonjë ish nxënës i kësaj shkolle, nga tmerri i shkatërrimit që ka parë, si ngushëllim kishte lënë këtë lule.

Fotografia e teksti: Ismail Rexhepi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loriana Kuka në finale të Grand Prixit të xhudos, Tbilisi…