Lulzim Basha uron Isa Mustafën
                03 gusht 2019
                |  20:28
            
        Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha, ka uruar Isa Mustafën me rastin e rizgjedhjes së tij në pozitën e kryetarit të LDK-së.
“Urimet më të mira mikut tim Isa Mustafa për rizgjedhjen në krye të LDK. Në emrin tim dhe të PD-së i uroj suksese bashkë me LDK në sfidat për zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimin euroatlantik të saj”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në “Twitter”.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        