Lulzim Tafa nderohet me Çmimin e Artë “Aleksandri i Madh”

29 tetor 2021 | 11:28

Poeti i shquar kosovar Lulzim Tafa do të nderohet në Greqi me Çmimin e Artë “Aleksandri i Madh”.

Ceremonia e dhënies së Çmimit Ndërkombëtar “Aleksandri i Madh” do të mbahet me 31 tetor në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë.

Me këtë çmim që ndahet për të 37 herë me radhë, nderohen personalitete të shquara nga mbarë bota, njerëz dhe organizata për kontributet e tyre nga fusha e letërsisë dhe arteve, shkencës, politikës dhe sportit. Ky çmim i cili është nën kujdesin e UNESCO-s jepet nga viti 1985.

Poeti Lulzim Tafa do të nderohet për kontributin e tij në fushën e letërsisë dhe të mirës së përgjithshme. Kjo ngjarje e rëndësishme kulturore do ta mbahet në ishullin historik të Salaminës me prezencën e autoriteteve kulturore dhe bashkiake të qytetit dhe përfaqësueseve nga UNESCO.

Lulzim Tafa është njëri ndër poetët kosovarë më të njohur, librat e të cilit janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ai ka fituar shumë çmime prestigjioze ndërkombëtare të letërsisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)  ka pranuar tri…