Lumezi: Viktimat e krimit ngadalë, por sigurt po i realizojnë të drejtat e tyre

19 tetor 2020 | 11:45

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka prezantuar sot raportin e Prokurorisë së Shtetit në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Në fjalimin e tij në kuadër të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, ai ka treguar se gjatë periudhës nëntëmujore të këtij viti, Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmën e Viktimave ka ofruar ndihmë profesionale për 1 277 raste të viktimave, prej tyre 1 145 kanë qenë viktima të dhunës në familje.

“Po ashtu është vërejtur një shtim i rasteve të dhunimeve seksuale, ku gjatë kësaj kohe janë shënuar 23 raste, si dhe 25 raste të tjera të ngacmimeve seksuale. Ndërsa janë paraqitur edhe 417 kërkesa për urdhër mbrojtjeje dhe 19 kërkesa për urdhër mbrojtjeje emergjente. Pra, edhe përkundër rrethanave të vështira të punës në kohë pandemie, asnjë rast i cili ka pasur nevojë për ndihmë nuk ka ngelur pa u përfaqësuar nga Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë të Viktimave, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë Lumezi.

Ai ka bërë me dije një pjese të viktimave u është kompensuar dëmi nga shteti. “Vetëm gjatë këtij viti janë bërë 36 kërkesa për kompensim të viktimave në Ministri të Drejtësisë, ku 6 prej tyre tashmë janë aprovuar, ndërsa kërkesat e tjera akoma janë në shqyrtim. Prandaj, me plotë të drejtë mund të themi se viktimat e krimit ngadalë, por sigurt po i realizojnë të drejtat e tyre në përputhje me standardet evropiane dhe po marrin trajtimin e duhur nga institucionet e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur sot ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit…