Lumir Abdixhiku: Një vend që i mban të rinjtë afër ëndrrave të tyre, është vend që ecën përpara
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Parkun e Prishtinës.
Ai ka theksuar se rinia kosovare ka ëndrra të mëdha për arsim, punë me dinjitet, krijim familjeje dhe ndërtim të jetës në vendin e tyre.
Abdixhiku tha se këto ëndrra mund të realizohen vetëm përmes më shumë punëve, mundësive më të mira, arsimit cilësor dhe pagave më të larta, në mënyrë që të rinjtë të mos detyrohen të largohen nga vendi.
Sipas tij, një shtet që i mban të rinjtë afër ëndrrave të tyre është një vend që ecën përpara.
Postimi i plotë:
Takim me Rininë, ne Parkun e Prishtinës.🍀
Rinia jonë ka ëndrra të mëdha. Të studiojë, të punojë me dinjitet, të krijojë familje, të udhëtojë, të ndërtojë jetë këtu; në Kosovën e vet. 🌱 Por ëndrrat nuk mbahen veç me fjalë. Na duhet shumë punë për t’ua bërë vendin më të drejtë, me më shumë mundësi, arsim më cilësor, paga më të mira e hapësirë që talenti i tyre të mos kërkojë rrugë jashtë Kosovës. Se një vend që i mban të rinjtë afër ëndrrave të tyre, është vend që ecën përpara.



