
Lumnije Mikullovci fiton ulësen në Kuvendin Komunal të Prishtinës
Lumnije Mikullovci, e veja e artistit të ndjerë Adem Mikullovci, ka fituar besimin e qytetarëve të Prishtinës për t’i përfaqësuar në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Mikullovci ka garuar me numrin 7 në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe ka arritur të sigurojë 482 vota, çka i garanton një ulëse në asamble për mandatin katërvjeçar. Ajo është renditur në vendin e 9-të pas bartëses së listës dhe e 5-ta ndër kandidatet femra të subjektit.
Përmes një postimi falënderues, Mikullovci ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e qytetarëve: “Faleminderit me gjithë zemër! Jam thellësisht mirënjohëse për besimin dhe votën tuaj.
Falë jush, sot gjendem në 10-shen e parë të listës për Asamblenë Komunale – një vlerësim që më nderon dhe më motivon të vazhdoj me përkushtim e dashuri për komunitetin tonë, për Prishtinën që kurrë s’e braktisa. Çdo votë, çdo fjalë e mirë, çdo mbështetje ka pasur peshë të madhe për mua. Ju përqafoj me respekt dhe mirënjohje!
Gara vazhdon për kryetarin Hajrulla Çeku – Prishtina, kryeqyteti i të gjithëve. Fitore! 🗳️💙”