Lushaku: LDK-ja është që zgjedhjet të mbahen më 7 qershor
30 prill 2026
| 15:56
Jehona Lushaku-Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka folur për medie pas takimit me u.d të presidentes Albulena Haxhiu për datën e zgjedhjeve.
Ajo ka thënë se qëndrimi i LDK-së është që zgjedhjet të mbahen më 7 qershor, meqë edhe KQZ ka kërkuar më shumë kohë për t’u organizuar.
Lushaku-Sadriu ka thënë se LDK do t’i japë një vizion të ri vendit, për të mos e lënë në sanksione dhe skema sociale.



