Lushaku-Sadriu për Kurtin: Përtej dëshirës për dramë, vendimet duhet të jenë serioze

28 tetor 22:32

Kryetarja e re e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me targat.

Lushaku-Sadriu në një shkrim në Facebook, duke folur për kryeministrin Kurti, ka pyetur se a “tash e paska marrë vesh që paska implikime në sigurinë e vendit?”.

Ajo shtoi se përtej dëshirës për dramë, vendimet duhet të jenë serioze e në interes të Kosovës.

“Përtej dëshirës për dramë, vendimet me ndikim në politikën e jashtme duhet të jenë serioze e në interes strategjik të Kosovës; jo të përdoren për ngjallje të sentimenteve populiste e krijim të përceptimeve të gabuara te qytetarët”, ka thënë ajo.

Lushaku-Sadriu tutje ka shtuar se interesi është të arritja e marrëveshjes me njohje reciproke, e cila sipas saj, vjen vetëm në bashkëpunim me ShBA-në e BE-në.

Postimi i plotë i Lushaku-Sadriu, pa ndërhyrje:

Kryeministri e paska shtyer afatin për zbatimin e marrëveshjes për targat. Tash, e paska marrë vesh që paska implikime në sigurinë e vendit?! Zbatim me shkallë e qortim?!

Përtej dëshirës për dramë, vendimet me ndikim në politikën e jashtme duhet të jenë serioze e në interes strategjik të Kosovës; jo të përdoren për ngjallje të sentimenteve populiste e krijim të përceptimeve të gabuara te qytetarët.

Interesi madhor është arritja e marrëveshjes gjithpërfshirëse me njohje reciproke. Këtë e arrijmë veq në bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inflacioni në Itali ka shënuar një rekord të ri në…