Lushtaku hedh dyshime: LV-ja duke dashur ta godas Konjufcën, uli pagat e administratës së Kuvendit

03 shkurt 2023 | 15:40

Anëtari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Mërgim Lushtaku, ka hedhur kritika të ashpra ndaj qeverisë për koeficientin e Ligjit të Pagave.

Ai ka hedhur dyshime se mund të ketë inate partiake brenda Vetëvendosjes pasi me koeficientin e prezantuar, pagat e zyrtarëve të administratës së Kuvendit janë ulur për rreth 40 për qind.

Lushtaku ka thënë se me këtë LV-ja ka dashur ta godet bashkëpartiakun e  tyre, Glauk Konjufcën, i cili është kryetar i kuvendit.

“Kuvendit të Kosovës ia keni ulë pagat  rreth 40 për qind. Nuk e di a keni inate politike që me e godit sektorin ku punon një udhëheqës i juaji siç është kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca apo e keni bërë me iu hakmarrë administratës së Kuvendit që është tallje për mendimin tim”, ka thënë Lushtaku gjatë raportimit të ministrit të Financave, Hekuran Murati në këtë komision.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka thënë se mospranimi i…